Shkup: Njoftime për bomba në dy shkolla private dhe një muze rezultuan të rreme

Sot në mëngjes, dy shkolla private dhe një muze në Shkup morën emaile që raportonin për vendosje të bombave. Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Shkup pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme njofton se sinjalizimet mbërritën rreth orës 9:00.

Menjëherë u ndërmorën masat e nevojshme dhe u kryen kontrolle policore në objektet e përfshira. Pas verifikimeve u konstatuan se bëhej fjalë për njoftime të rreme, njoftojnë nga SPB Shkup.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *