Shkurte Haxhiu: Nuk kam nisur ende ta luaj seriozisht lojën në Big Brother VIP Kosova 4

Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Shkurte Haxhiu, ka komentuar lojën brenda shtëpisë, duke deklaruar se ende nuk ka filluar të veprojë me intensitet në garë.

Ajo tha se posedon shumë humor dhe energji, por po zgjedh t’i kursejë për momentin.

“Nëse dua, unë e çmontoj jo një, por gjithë shtëpinë. Fitilin ia shti krejt ku me ditë sa kam unë humor”, tha Shkurta në një bisedë me banorët.

Sipas saj, ka aftësi për të krijuar atmosferë apo tension në shtëpi, por pret momentin e duhur për ta bërë këtë.

“Kadale, ky është vetëm fillimi. Unë nuk po dua me u harxhu në ditën e dytë”, shtoi më tej ajo.

Deklaratat e saj janë bërë gjatë një bisede informale në shtëpinë e Big Brother, ku Haxhiu u shfaq e sigurt për lojën dhe ndikimin që pretendon të ketë në vijim të spektaklit.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *