Banorja e Big Brother VIP Kosova, Shkurte Haxhiu, përjetoi një moment emocional këtë të diel.
Ajo u vizitua nga motra e saj e shoqëruar me dy fëmijë, mbesën dhe nipin. Nga vendndodhja ku po qëndronte, Shkurta i pa dhe i përqafoi simbolikisht, duke i puthur me duar përmes ndarjes fizike.
Banorët e tjerë dyshojnë se Shkurta është eliminuar dhe nuk janë në dijeni për atë që ndodhi. Ajo do të rikthehet brenda shtëpisë kur të marrë fjalën nga ‘Vëllai i Madh’.
Shtëpia e saj e re përshkruhet si shumë e veçantë dhe e kuruar në çdo detaj.
Burimi: Telegrafi