Shkurte Haxhiu është bërë pjesë e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova. Që në ditët e para të qëndrimit në shtëpi, ajo ka rikthyer në vëmendje frazën tashmë të njohur: “Lëkura si sërrqi po të vizëllon”.
Gjatë një bisede me banorin Eduard Kuçi, Shkurte ia përsëriti këtë shprehje, duke shkaktuar të qeshura dhe reagime spontane nga të pranishmit. Kjo fjali ishte bërë virale kohë më parë pas një rrëfimi të saj në një emision televiziv, duke u kthyer në një nga memet më të përhapura në rrjetet sociale.
Rikthimi i kësaj fraze ka sjellë energjinë karakteristike të këngëtares në shtëpinë e BBVK, dhe publiku ka nisur të komentojë gjerësisht këtë moment në rrjet.
Aktualisht, brenda formatit janë gjithsej 18 konkurrentë. Ndërkohë, vlen të theksohet se Mentor Haziri u largua nga gara mbrëmjen e së martës, pa kaluar ende një ditë nga nisja e spektaklit.