Shërbimi Meteorologjik Ushtarak (SHMU) njofton se Shqipëria të martën do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti pritet me vranësira mesatare dhe të dendura, me alternime kthjellimesh herë-pas-here.
Do të ketë prezencë reshjesh shiu që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit, me intensitet të ulët.
Gjatë ditës, herë-herës parashikohen shtrëngata të shkurtra në zonën veriperëndimore dhe jugperëndimore. Në orët e mesditës dhe pasdites, në jugperëndim (Vlorë, Himarë, Delvinë) dhe në veriperëndim (Velipojë, Shkodër, Lezhë) reshjet mund të jenë me intensitet mesatar deri të lartë, herë-pas-here të shoqëruara me shkarkesa elektrike.
SHMU njofton se shikimi do të reduktohet për shkak të reshjeve.
Në zonën e Alpeve dhe mbi 1,500 metra priten reshje bore me intensitet të ulët.
Era do të fryjë nga drejtimi juglindje–jugperëndim, me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore mund të arrijë deri në 20 m/sek.
Burimi: Telegrafi.