ShMU: Të shtunën mot i paqëndrueshëm me reshje shiu dhe borë në male

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak (ShMU) njofton se të shtunën Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut priten që në orët e para të 24-orëshit dhe deri në mëngjes, me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit. Në jug reshjet do të jenë me intensitet mesatar deri të lartë, herë-herë të shoqëruara me shtrëngata të shkurtra.

Gjatë ditës, reshjet do të jenë të herëpashershme dhe në përgjithësi me intensitet të ulët deri mesatar në shumicën e zonave. Në majat e maleve në verilindje–lindje dhe në Alpe parashikohen reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, duke patur herë-pas-here rritje shpejtësie përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore deri në rreth 18 m/s.

Deti: valëzim në detet Adriatik dhe Jon me forcë 4-5 ballë.

/Telegrafi/

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *