Shorti i play-off-eve për Kupën e Botës 2026: çiftet evropiane dhe ndërkontinentale

Sot (e enjte), 20 nëntor 2025, u hodh shorti i ndeshjeve të play-off-it për vendet e mbetura në Kupën e Botës 2026. Shorti u zhvillua në Cyrih të Zvicrës dhe përcaktoi çiftet e gjysmëfinaleve dhe finaleve të mundshme, si për play-off-et ndërkontinentale, ashtu edhe për ato evropiane.

Play-off-i ndërkontinental
– Kaledonia e Re – Xhamajka (fituesi në finale luan për vendin në Kupën e Botës ndaj Republikës Demokratike të Kongos).
– Bolivi – Surinami (fituesi në finale do të luajë në udhëtim ndaj Irakut).

Play-off-et evropiane
Në rangun evropian marrin pjesë 16 kombëtare që garojnë për katër vende. Çiftet e gjysmëfinaleve janë:
– Itali – Irlanda e Veriut
– Ukrainë – Suedi
– Turqi – Rumani
– Danimarka – Maqedonia e Veriut
– Uells – Bosnjë dhe Hercegovinë
– Poloni – Shqipëri
– Sllovakia – Kosova
– Republika Çeke – Republika e Irlandës

Detajet e finaleve
– Fituesi i ndeshjes Ukrainë-Suedi do të presë fituesin e duelit Poloni-Shqipëri.
– Fituesi i duelit Çeki-Republika e Irlandës do të presë në finale fituesin e duelit Danimarkë-Maqedoni e Veriut.
– Fituesi i duelit Sllovakia-Kosova do të jetë nikoqir në finale ndaj fituesit të ndeshjes Turqi-Rumani.
– Fituesi i duelit Uells-Bosnjë e Hercegovinë do të jetë vendi pritës ndaj fituesit të duelit Itali-Irlanda e Veriut.

Burimi: Telegrafi.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *