Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e plagosjes me armë që ndodhi mbrëmjen e së dielës në zonën e njohur si ‘Institut’ në Tiranë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 22:20 në rrugën ‘Ramadan Citaku’. Si pasojë u plagos në këmbë shtetasi M. J., 40 vjeç. Ai ndodhet në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.
Autor i dyshuar është identifikuar si F. F., 36 vjeç. Policia njofton se plagosja ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta.
Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit F. F. dhe për dokumentimin e plotë të rastit. Materialet hetimore i janë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.