Shtohet për dy orë seanca për verifikimin e masës ndaj Belinda Ballukut

Seanca për verifikimin e masës së sigurisë ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku u shty me dy orë, pasi mbrojtja kërkoi të njihej me aktet e dosjes.

Balluku u paraqit të shtunën në mëngjes në Gjykatën e Posaçme për verifikimin e masës dhe qëndroi rreth 45 minuta. Pas daljes nuk dha deklarata për mediat.

Gjykata e Posaçme caktoi të enjten dy masa sigurie për Ballukun: pezullim të ushtrimit të detyrës dhe ndalim të daljes jashtë vendit, në kuadër të hetimeve për shkelje të barazisë në tenderë.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, njoftoi më 31 tetor se kishte ngritur aktakuzë ndaj ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim.

Burim: Euronews Albania.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *