Sigal Prishtina mposhtet nga Manchester Basketball në Ligën ENBL

Sigal Prishtina është mundur në udhëtim nga skuadra e Manchester Basketball me rezultat 99:74 (25:18, 16:19, 29:20, 29:17), në kuadër të fazës së grupeve të Ligës ENBL.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte kryesisht e barabartë dhe përfundoi me rezultatin 41:37 në favor të skuadrës vendase. Megjithatë, në pjesën e dytë, Manchester ishte më efikase, duke thelluar epërsinë dhe siguruar fitoren me 25 pikë diferencë.

Te bardhekaltrit u dallua Deondre Burns me 23 pikë, ndërsa Arian Azemi shtoi 14 pikë, Adrio Bailey 13 pikë dhe Kelby Kramer 10 pikë.

Pas kësaj ndeshjeje, të dy skuadrat kanë nga tri fitore dhe dy humbje në grup.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *