Situatë kritike në lumin Vjosë: niveli 8.1 m, 10 shtëpi të përmbytura

Situata në lumin Vjosë, mëngjesin e kësaj të premteje, vazhdon të jetë kritike. Gjatë mbrëmjes së së enjtes niveli arriti 8.3 metra, ndërsa në orët e mëngjesit prurjet kanë shënuar ulje. Të premten niveli është 8.1 metra dhe mbetet në kuotën maksimale. Për vlerësimin e mëtejshëm të situatës duhet monitoruar vazhdimisht prurjet nga Memaliaj dhe Përmeti.

Janë përmbytur 10 banesa në oborret dhe në territorin përreth; banorët janë evakuuar. Rreziku për banesat e tjera mbetet i lartë.

/Euronews/

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *