Skillz rikthehen pas 13 vitesh në Zone Club, skena e mbushur me emra të njohur

Mbrëmja e së mërkurës në Prishtinë pati fokusin te Zone Club, ku u organizua një event që mblodhi emra të njohur të skenës muzikore shqiptare.

Kryelajmi i mbrëmjes ishte rikthimi i grupit Skillz pas 13 vitesh pauzë. Ledri Vula përformoi këngë të vjetra të grupit, duke sjellë elemente nostalgjie për publikun e pranishëm.

Skena u ndez edhe nga performancat e Mc Kresha, Lumi B dhe Lluni, të cilët mbajtën ritmin e mbrëmjes. Në mesin e artistëve ishin edhe Xhensila Myrtezaj dhe Era Istrefi, të cilat performuan dhe u dalluan për prezencën e tyre.

Në një moment të eventit iu bashkua edhe Getoar Selimi (Geti), duke shtuar prezencën e emrave kryesorë të industrisë.

Mbrëmja u përshkrua si një përgjithësi feste që forcoi imazhin e Zone Club si një vend të rëndësishëm për ngjarjet e showbizit shqiptar.

/Telegrafi/

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *