Skocia fitoi 4-2 ndaj Danimarkës në xhiron e fundit kualifikuese dhe siguroi kualifikimin për Kupën e Botës 2026. Ndeshja u vendos herët, kur në minutën e tretë Ben Doak krosoi nga e djathta dhe Scott McTominay shënoi me një gërshërë, duke e dërguar topin në rrjetën e portierit Kasper Schmeichel.
Sipas përllogaritjeve të statistikantëve, goditja e McTominay u realizua në një lartësi prej 2.53 metrash. Ky rekord u krahasua me lëvizjen e Cristiano Ronaldos nga çerekfinalet e Ligës së Kampionëve 2017/2018, kur Ronaldo shënoi një gol me gërshërë në Torino kundër Juventusit dhe e goditi topin në një lartësi prej 2.35 metrash.
Goli i McTominay u komentua gjerësisht pas ndeshjes dhe vlerësohet si një nga më të veçantët në fazën e kualifikimeve për Kupën e Botës.
Ndryshe, McTominay po kalon një periudhë të mirë të formës; sipas raportimit, sezonin e fundit u zgjodh lojtari i vitit në Itali dhe këtë edicion është lojtari kryesor i Napolit.