SPB Tetovë njofton se dje, më 19.11.2025, në orën 20:40, në rrugën rajonale Tetovë–Shkup, në nyjen e Grupçinit, punonjësit e Departamentit Policor Grupçin ndaluan dy të mitur, 15 dhe 16 vjeç, nga fshati Grupçin. Gjatë kontrollit të automjetit Volkswagen Golf me targa të Tetovës dhe gjatë kontrollit personal, u gjet dhe u konfiskua marihuanë. Të ndaluarit u dërguan në stacionin policor; pas dokumentimit të rastit, ndaj tyre do të ndiqet parashtresë përkatëse, njofton SPB Tetovë.