Suedia: Nuk do të njohë aneksimin e Krimesë dhe territoreve ukrainase

Suedia është kombi i fundit evropian që ka bërë të ditur qëndrimin e saj lidhur me bisedimet e paqes të zhvilluara në Gjenevë.

Ministrja e Jashtme, Maria Malmer Stenergard, tha se Suedia nuk do ta njohë aneksimin e Krimesë ose ndonjë territori tjetër ukrainas nga Rusia.

“Kufijtë e Ukrainës nuk mund të ndryshohen me forcë, dhe nuk mund të ketë kufizime në ushtrinë e saj nëse duam të arrihet një paqe e qëndrueshme”, shtoi ajo.

Plani i paqes me 28 pika i SHBA-së, i propozuar javën e kaluar për herë të parë Kievit, përfshin që Ukraina të bëjë lëshime të rëndësishme territoriale ndaj Rusisë, duke përfshirë të gjithë Krimenë, Luhanskun dhe Donetskun.

Sipas palës amerikane, në takimin e djeshëm mes përfaqësuesve amerikanë, ukrainas dhe evropianë në Gjenevë u arrit progres.

/Telegrafi/

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *