Të paktën 16 persona janë konfirmuar të vdekur pas një sulmi ajror rus në qytetin Ternopil të Ukrainës. Autoritetet lokale njoftojnë se disa persona të tjerë mund të jenë ende të bllokuar nën rrënoja.
Sulmi përfshiu një ndërtesë banimi, ku disa kate janë shkatërruar plotësisht pas goditjes nga dronët. Mediat ukrainase raportojnë për një numër të madh të plagosurish.
Mbrëmë, Rusia ka ndërmarrë një sulm masiv në disa rajone të Ukrainës, përfshirë Kievin, Mykolayivin, Cherkasyn, Chernihivin, Dnipron, Kharkivin, Lvivin, Ivano-Frankivskin, Donetskun dhe sërish Ternopilin.
Sipas autoriteteve ukrainase, Rusia ka lëshuar gjithsej 470 dronë dhe 48 raketa të llojeve të ndryshme gjatë këtij ofensivi.
Rusia e nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022, çka ka shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të mëdha materiale.