Një incident i pazakontë u regjistrua në Colchester, Essex, gjatë një aktiviteti bamirës.
Sipas raporteve, një motoçiklist sulmoi një çiklist lakuriq, pasi e ngatërroi si pervers. Pamjet e publikuara nga Prokuroria tregojnë momentin kur 46-vjeçari Lee Turnage i afrohet viktimës dhe e godet, duke e rrëzuar nga biçikleta.
Çiklisti ishte pjesë e një eventi të miratuar dhe po lëvizte në një rrugë banimi kur ndodhi sulmi. Turnage u identifikua nga video dhe u mor në pyetje nga autoritetet.
Ai tani përballet me akuza për sulm fizik dhe sjellje të rrezikshme. /Telegrafi/