Superliga e Kosovës rikthehet sot, Prishtina e Re përballet me Dritën

Superliga e Kosovës rikthehet sot (e shtunë) me xhiron e 14-të të kampionatit, pas pauzës për ndeshjet e kombëtareve. Gara mbetet e hapur në të gjitha frontet, nga kreu i tabelës deri te pozicionet për mbijetesë.

Me nisje nga ora 13:00, ekipi i sapopromovuar Prishtina e Re do të jetë nikoqir i kampionit në fuqi, Dritës. Vlen të theksohet se Drita ka një ndeshje të pazhvilluar më shumë—kundër Prishtinës—e cila u shty nga FFK-ja për shkak të pjesëmarrjes së gjilanasve në garat evropiane.

Sfida tjetër e ditës është Prishtina–Malisheva, që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe nis nga ora 18:00. Takimi i fundit mes këtyre skuadrave, në “Liman Gegaj”, përfundoi 3-1 në favor të kryeqytetasve; pritet një ndeshje me gola edhe këtë herë.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *