Xhiroja e 14-të e Albi Mall Superligës së Kosovës vazhdon sot me tri ndeshje.
Vëmendja pritet të jetë në Suharekë, ku Ballkani është nikoqir i Llapit. Suharekasit kërkojnë këndelljen pas humbjes së fundit, ndërsa Llapi, pa fitore në dy ndeshjet e fundit, synon rikthimin te rezultatet pozitive.
Një sfidë interesante zhvillohet edhe në Gjilan, ku Gjilani i Debatik Currit pret Ferizajn.
Dueli i tretë i ditës zhvillohet në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, ku Dukagjini është nikoqir i Drenicës.
Të tre ndeshjet e sotme në Superligë fillojnë në orën 13:00.
/Telegrafi/