Sylvinho: Njohim kundërshtarët, do të përgatitemi për Poloninë

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho, komentoi shortin e play-offit të Kupës së Botës 2026 në një intervistë për faqen zyrtare të FSHF-së. Shqipëria do të luajë së pari në transfertë ndaj Polonisë; në rast kualifikimi për finalen, do të përballet me fituesin e ndeshjes Ukrainë–Suedia.

Trajneri brazilian tha se do të përgatiten maksimalisht për Poloninë. Ai theksoi: “Fillimisht, e kemi merituar shumë që të jemi këtu edhe një herë tjetër. Tani luhet futboll. Po flisja me shumë të tjerë, italianë dhe përfaqësues të tjerë. Në futboll, për 90 minuta mund të ndodhë çdo gjë. E njohim mirë skuadrën kundërshtare, por edhe ata na njohin mirë gjithashtu. Luhet futboll, përgatitet ndeshja dhe ecim përpara.”

I pyetur për një finale të mundshme, Sylvinho vlerësoi se Ukraina dhe Suedia janë kundërshtarë të fortë: “Janë të gjitha skuadra të forta, Polonia fillimisht, por edhe nga ana tjetër dy kundërshtarë të fortë. Ukrainën e njohim tashmë nga Nations League, ndërsa ndaj Suedisë kemi zhvilluar një miqësore. Janë skuadra të forta, me lojtarë të fortë. Janë katër skuadra shumë të forta.”

Ndeshja e parë mes Shqipërisë dhe Polonisë do të zhvillohet në mars 2026.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *