Të shtëna në Bregun e Diellit në Prishtinë: tentativë grabitje, autorët në arrati

Rreth orës 14:00 të ditës së sotme, Policia e Kosovës ka marrë një informacion për të shtëna me armë në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Menjëherë pas raportimit, njësitë policore dolën në vendngjarje dhe nisën hetimet.

Sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë, rasti ka të bëjë me një grabitje në tentativë, ndërsa autorët janë ende në arrati.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, konfirmoi se organet e drejtësisë dhe hetimit po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për kapjen e personave të dyshuar. “Ju njoftojmë se në lagjen Bregu i Diellit ka ndodhur një grabitje në tentativë dhe kryerësit ende ndodhen në arrati. Prokurori i shtetit, së bashku me njësitet e tjera relevante, janë duke i ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore për arrestimin e personave të dyshuar për veprën penale ‘Grabitje në tentativë’ sipas nenit 317 lidhur me nenin 28, si dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ sipas nenit 366 të KPRK-së. Për çdo zhvillim të ri ju njoftojmë me kohë”, deklaroi Shala.

Hetimet po vazhdojnë, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe lokalizimin e personave të përfshirë në incident. Telegrafi.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *