Rreth orës 02:55 në fshatin Perlepnic të Gjilanit, pas pranimit të informatës për të shtëna me armë zjarri, njësiti policor ka dalë në vendngjarje dhe ka takuar një mashkull kosovar, i dyshuar për rastin.
Gjatë kontrollit të veturës së tij dhe të zonës përreth janë gjetur dhe konfiskuar gjashtë gëzhoja. Në kontrollin e shtëpisë së të dyshuarit, policia ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjysmëautomatike.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar. Rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.