Tension në Big Brother VIP Kosova pas videos së transmetuar në “Prime”

Shtëpia e Big Brother VIP Kosova mbrëmë nuk pati qetësi për shkak të Albës Pollozhani.

Konkurrentja u acarua pas videos që u transmetua në “Prime”, në të cilën shfaqej së bashku me Benitën duke diskutuar në një mënyrë që u perceptua si bullizëm ndaj Elijonës.

Alba refuzoi të pranojë rolin e personit që bullizon dhe kërkoi publikimin e videove të plota që tregojnë rrjedhën e saktë të ngjarjes; ajo gjithashtu deklaroi se do të largohej nga shtëpia nëse këto materiale nuk publikoheshin. Për të qetësuar situatën, u mbyll në dhomën e rrëfimeve, ku ishte e pranishme edhe psikologia e programit.

Nga dhoma e rrëfimeve u dëgjua duke bërtitur, gjë që shkaktoi reagime të ndryshme nga banorët. Klodiani komentoi me ironi se situata e kishte bërë psikologen që të mendonte për zgjedhjen e saj, ndërsa Bia shënoi me humor se psikologu kishte nevojë për psikolog.

Ngjarjet shkaktuan tensione të forta brenda shtëpisë, ndërsa publiku dhe banorët presin zhvillimet e mëtejshme rreth qëndrimit të Albës.

/Telegrafi/

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *