Tentativë grabitjeje në Kalesije, një i vdekur dhe hetime të gjera policore

Një grabitje e ndodhur mëngjesin e sotëm në qendër të Kalesijes ka përfunduar me të shtëna armësh dhe një person të vdekur. Portali Klix.ba ka publikuar një video ku shihen efektivët e policisë duke qëlluar drejt një automjeti në lëvizje, brenda të cilit ndodheshin persona të dyshuar për përpjekje për grabitje në një argjendari.

Sipas burimeve jozyrtare, një nga autorët e dyshuar është gjetur i vdekur. Dyshohet se trupin e tij e kanë hedhur jashtë automjetit bashkëpunëtorët gjatë arratisjes.

Policia ka ndërmarrë një operacion të gjerë në të gjithë territorin e Kantonit të Tuzlës dhe përtej tij. Në hetime janë përfshirë Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës Serbe, Policia Kufitare e Bosnje-Hercegovinës si dhe MUP-të e kantoneve të tjera.

Zona ku ka ndodhur ngjarja është rrethuar dhe aktualisht po kryhen hetime në vendin e ngjarjes. Të shtënat ndodhën pranë një shkolle fillore dhe të mesme, si dhe afër lokaleve dhe dyqaneve.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *