Policia e Kosovës njofton se të mërkurën në ora 23:15 në Prizren ka ndodhur një tentativë vrasjeje. Sipas njoftimit, viktima, një mashkull kosovar, ndërsa po lëvizte me veturën e tij, u qëllua me armë zjarri nga një i dyshuar që po lëvizte me trotinet elektrik. Pas të shtënave, i dyshuari u largua nga vendi i ngjarjes.
Si pasojë e të shtënave, viktima u plagos në dy këmbë. Sipas raportit mjekësor, gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë dhe një predhë. Nuk raportohet për persona të arrestuar; rasti është në hetime.