Amanj Hasan Zada, i njohur në rrjet si ‘Mbreti i Detit’, u dënua në nëntor 2024 me 17 vjet burg për drejtimin e një rrjeti të kontrabandës së emigrantëve që organizonte kalimet përmes Kanalit.
Sipas mediave të huaja, Zada drejtonte një biznes të sofistikuar nga një shtëpi me tarracë në Preston, Lancashire. Ai përdorte platformat sociale, përfshirë TikTok, për të promovuar veprimtarinë, duke postuar video ku shfaqte para dhe festonte sukseset. Në disa raste shfaqej duke qëlluar me pistoletë në ajër dhe mburrej për fitimet e tij.
Raportohet se ai kërkonte 8,000 funte për çdo kalim të rrezikshëm. Në disa raste ofronte zbritje për emigrantët që pranonin të filmonin veten gjatë kalimit dhe të linin vlerësime pozitive në Facebook dhe TikTok, të cilat i përdorte për të rritur biznesin.
Zada, vetë një migrant i paligjshëm, u monitorua nga Agjencia Kombëtare e Krimit dhe u arrestua pasi dyshohet se kontrabandoi qindra emigrantë nga Iraku, Turqia dhe pjesë të tjera të Lindjes së Mesme. Ai u shpall fajtor për tri akuza për lehtësimin e imigracionit të paligjshëm lidhur me shtatë persona.
Besohet se pagesat u kryen përmes sistemit ‘hawala’ dhe se ai investoi pasuritë e fituara në prona dhe toka në Irak. Dënimi prej 17 vjetësh iu dha në nëntor 2024.