Tim Cook mund të largohet si CEO i Apple vitin e ardhshëm

Raportohet se Tim Cook mund të largohet nga posti i CEO të Apple vitin e ardhshëm. Ndërkohë, bordi i drejtorëve dhe drejtuesit e lartë të kompanisë kanë intensifikuar përgatitjet për të siguruar zëvendësimin e tij. Cook, i cili e udhëheq Apple për më shumë se 14 vjet, pasoi Steve Jobs dhe rriti kapitalizimin e tregut të kompanisë në mbi 4 trilionë dollarë. Gjatë drejtimit të tij që nga viti 2011, janë prezantuar pajisje të tilla si Apple Watch, kufjet AirPods dhe syzet Vision Pro, si dhe shërbime si Apple Arcade dhe Apple TV+. Ende nuk është finalizuar vendimi, por John Ternus, zv/presidenti i lartë i inxhinierisë në Apple, mund të pasohet në këtë pozicion. Ternus ka qenë pjesë e Apple që nga viti 2001 si pjesë e ekipit të dizajnit të produkteve. Apple nuk planifikon të zbulojë një CEO të ri para raportit të fitimeve të janarit.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *