Siç raportohet, Tim Cook mund të jetë gati të largohet nga pozicioni i tij si CEO i Apple që vitin e ardhshëm. Bordi i drejtorëve dhe drejtuesit e lartë të kompanisë kanë shtuar përgatitjet për zëvendësimin e tij. Cook, i cili ka qenë në krye të Apple për më shumë se 14 vjet, pasoi Steve Jobs dhe e udhëhoqi kompaninë drejt një kapitalizimi tregu prej më shumë se 4 trilionë dollarësh. Që nga viti 2011, Cook ka mbikëqyrur prezantimin e pajisjeve të ndryshme, si Apple Watch, kufjet AirPods dhe syzet Vision Pro, si dhe shërbime të tilla si Apple Arcade dhe Apple TV+. Ai mund të pasohet nga zv/presidenti i lartë i inxhinierisë në Apple, John Ternus, por vendimi ende nuk është finalizuar. Ternus është pjesë e ekipit të dizajnit të produkteve në Apple që nga viti 2001. Apple nuk planifikon të zbulojë një CEO të ri para raportit të fitimeve të janarit.