Trafiku në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, në kushte me lagështi, njofton Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM).

Intensiteti i trafikut jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare në anën e Maqedonisë së Veriut nuk raportohen vonesa të gjata për hyrje apo dalje nga vendi.

LAMM rekomandon që drejtuesit e automjeteve të përshtatin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të jenë të kujdesshëm gjatë drejtimit, sidomos në rrugët që kalojnë nëpër lugina, afër lumenjve dhe në gryka, ku ekziston rreziku i rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Delçevë.

LAMM kujton se nga data 15 nëntor 2025 ka hyrë në fuqi obligimi ligjor për pajisje dimërore në automjete, pavarësisht kushteve të motit. Ky detyrim do të vlejë deri më 15 mars 2026.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *