Një çift britanik ka realizuar një transformim të mahnitshëm të një rezidence të braktisur për 30 vjet në një vilë bashkëkohore të lëmuar që tani është pjesë e platformës së njohur Airbnb. Joanne Shiels, në të 60-at e saj, dhe partneri i saj Geoff Bell, 61 vjeç, morën përsipër projektin ambicioz vitin e kaluar kur blenë Greystonedale Mansion në Northumberland për një shumë prej 300,000 paundësh, e barasvlershme me rreth 350,000 euro.
Ata investuan një tjetër kapital prej 220,000 paundësh, afërsisht 257,000 euro, për të përtërirë plotësisht këtë pronë mbi 30-vjeçare, e cila përfshin tetë dhoma gjumi. Rikonstruksioni i pronës u bën me kujdes të madh dhe rezultoi në krijimin e një ambienti të ideal për festa dhe pushime familjare, duke u pajisur me një “disco kitchen”, një dhomë lojërash dhe një kopsht të gjerë një-hektarësh, i projektuar personalisht nga Joanne.
Më parë e rrënuar dhe pa energji elektrike, dritare apo gaz, shtëpia u transformua në një hapësirë të ngrohtë dhe mikepritëse që mund të akomodojë grupe deri në 14 persona. Ky ndryshim tërheqës u vlerësua aq shumë sa u përfshi në emisionin popullor “Renovation Nation” në Channel 4. Si rezultat i punës së palodhur dhe kujdesit për detaje, sot vila ka një vlerë të lartë tregu që shkon në 850,000 paund, afërsisht 995,000 euro.