Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ndodhi mes dy veturave në rajonin e Pejës.
Rastin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Të lënduarit janë dërguar për trajtim në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare. Sipas informacioneve, janë jashtë rrezikut për jetën”, deklaroi Gashi.
Në vendin e ngjarjes ka dalë policia dhe po e heton rastin.