Trepça mbyll fazën e grupeve në FIBA Europe Cup pa fitore

Kampionia e Kosovës në basketboll, Trepça, ka zhvilluar ndeshjen e saj të fundit në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup, ku u mposht nga skuadra polake Anwil me rezultat 96:78 (21:17, 32:19, 21:22, 22:20).

Skuadra e Anwil krijoi avantazh të konsiderueshëm në pjesën e parë, të cilën e përfundoi me rezultat 53:36. Pjesa e dytë ishte më e baraspeshuar, por epërsia e fituar më herët mjaftoi për fitoren e ekipit polak.

Trepça përfundoi fazën e grupeve pa asnjë fitore në një grup të vlerësuar si mjaft i vështirë. Ndërkohë, Anwil e mbylli grupin me tri fitore dhe tri humbje.

Për Trepçën, Chad Brown ishte më i dalluari me 19 pikë, ndjekur nga JaCori Payne me 18 dhe Mikaile Tmusiq me 17 pikë.

Ndeshja mes Braunschweig dhe PAOK do të vendosë skuadrën që do të kryesojë grupin.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *