Donald Trump foli publikisht për planin e paqes të SHBA-së për Ukrainën dhe tha se e enjtja e ardhshme është një “afat i përshtatshëm” për Ukrainën që të pranojë planin me 28 pika. “Kam pasur shumë afate, por nëse gjërat po shkojnë mirë, ka tendencë t’i zgjatësh ato. Por e enjtja, mendojmë se është një kohë e përshtatshme”, tha Trump.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se nuk do të tradhtojë interesin kombëtar ndërsa po shqyrton planin e paqes të SHBA-së. Ai paralajmëroi se java e ardhshme do të jetë shumë e vështirë për vendin, pasi përballet me zgjedhjen midis humbjes së një partneri të madh ose ruajtjes së dinjitetit të tij.
Në një deklaratë video, Zelensky shtoi se nuk do ta lejonte Rusinë të akuzonte Ukrainën për prishjen e ndonjë procesi paqeje, ndërsa vendi përballet me një nga momentet më të vështira në historinë e tij.
Burimi: Telegrafi.