Trump konfirmon takim në Uashington me kryetarin e New Yorkut Zohran Mamdani

Presidenti amerikan Donald Trump konfirmoi se do të zhvillohet këtë javë një takim me kryetarin e New Yorkut, Zohran Mamdani, në Uashington.

Sipas njoftimit të tij, takimi pritet të mbahet të premten në Zyrën Ovale. Trump tha se Mamdani e kishte kërkuar takimin dhe postoi: “Detaje të mëtejshme do të vijnë më pas!” Ai e quajti Mamdanin me emrin e plotë dhe vendosi emrin e mesëm, “Kwame”, në thonjëza.

Zëdhënësja e Mamdanit, Dora Pekec, tha se është e zakonshme që një kryetar i ri të takohet me presidentin dhe se Mamdani planifikon të diskutojë “sigurinë publike dhe sigurinë ekonomike”.

Njoftohet se për muaj të tërë Trump e ka kritikuar ashpër Mamdanin, duke e etiketuar si “komunist”. Ai gjithashtu kërcënoi të deportonte Mamdanin — i lindur në Ugandë dhe i natyralizuar si shtetas amerikan në vitin 2018 — dhe të tërhiqte fondet federale nga qyteti.

Telegrafi

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *