Trump: Marjorie Taylor Greene tërhiqet për shkak të rënies në sondazhe

Donald Trump publikoi sot një deklaratë ku pretendon se kongresistja republikane Marjorie Taylor Greene ka vendosur të tërhiqet për shkak të ‘rënies së ndjeshme në sondazhe’ dhe shqetësimit për një sfidues të mundshëm në primare me mbështetjen e tij.

Në deklaratë ai e cilësoi Greene ‘tradhtare’ dhe tha se ‘nuk do të kishte asnjë shans për të fituar’ ndaj një kandidati të mbështetur prej tij.

Gjithashtu, Trump kritikoi marrëdhëniet e Greene me kongresistin republikan Tom Massie të Kentucky, duke e quajtur atë ‘kongresisti më i keq republikan në dekada’ dhe ‘Rand Paul Jr.’, dhe e akuzoi se voton kundër linjës së partisë dhe kundër ‘legjislacionit shumë të mirë’.

Sipas Trump, raporte më Greene u përkeqësuan ‘kryesisht sepse ai nuk iu përgjigj telefonatave të saj të vazhdueshme’. Megjithatë, ai shtoi se ‘e vlerëson’ Greene dhe i falënderoi për shërbimin ndaj vendit.

As Greene dhe as Massie nuk kanë komentuar ende publikisht mbi deklaratat e Trumpit, ndërsa tensionet brenda krahut të djathtë të Partisë Republikane vazhdojnë të tërheqin vëmendje në prag të ciklit të ardhshëm elektoral. /Telegrafi/

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *