Presidenti amerikan Donald Trump publikoi në rrjete sociale një video të gjeneruar me inteligjencë artificiale që u përhap shpejt në mbarë botën.
Video e paraqet Trumpin dhe yllin portugez Cristiano Ronaldo duke luajtur futboll brenda Zyrës Ovale të Shtëpisë së Bardhë. Skena tregon të dy duke goditur topin me kokë, ndërsa topi duket sikur zbret nga çatia e zyrës.
Në fund të videos, Trumpi e godet topin drejt kamerës dhe ekrani “çahet”, duke përfunduar skenën në një mënyrë të pazakontë.
Sipas njoftimeve, kjo video u krijua pas vizitës së Ronaldos në Shtëpinë e Bardhë, ku ai mori pjesë në një darkë të organizuar për princin saudit të kurorës, Mohammed bin Salman. Në fjalimin hapës, Trumpi i falënderoi Ronaldon për pjesëmarrjen, duke thënë se djali i tij është fans i madh i portugezit.
Burimi: Telegrafi.