Trump sinjalizon takim me kryetarin e zgjedhur të New Yorkut, Zohran Mamdani

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, la të kuptohet se planifikon të takohet me kryetarin e zgjedhur të New Yorkut, Zohran Mamdani, dhe deklaroi se do të ‘gjejnë diçka’, si një përpjekje për të ulur tensionet mes tyre. Këta dy politikane e kanë cilësuar njëri-tjetrin si kundërshtarë politikë.

Trump e ka kritikuar ashpër Mamdanin për muaj të tërë, duke e quajtur atë ‘komunist’. Ai gjithashtu ka kërcënuar me deportimin e Mamdanit, i cili ka lindur në Ugandë dhe është bërë shtetas amerikan i natyralizuar, si dhe me tërheqjen e fondeve federale për qytetin.

Mamdani, i cili mundi ish-guvernatorin Andrew Cuomo, gjatë fjalimit të tij të fitores, tha se dëshiron që New Yorku të tregojë se si mund të mposhtë presidentin. Megjithatë, një ditë më vonë, Mamdani shprehu gatishmërinë për të punuar me këdo, përfshirë presidentin, nëse kjo do t’i ndihmojë njujorkezët.

Trump shprehu një ndjenjë të ngjashme, duke theksuar: ‘Do të gjejmë një zgjidhje.’

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *