UEFA i lejon Barcelonës përjashtim nga rregulli i stadiumit për Ligën e Kampionëve

UEFA ka lejuar Barcelonën të bëjë një përjashtim nga një rregull pak i njohur në lidhje me përdorimin e stadiumeve në kompeticionet evropiane, pas ndeshjes së ardhshme të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve kundër Chelseat.

Barcelona dhe Chelsea do të përballen të martën, më 25 nëntor, në stadiumin ‘Stamford Bridge’. Aktualisht, të dyja skuadrat ndodhen jashtë zonës së kualifikimit për fazën me eliminim direkt. Barcelona renditet e 11-ta, ndërsa Chelsea e 12-ta, me nga dy fitore, një barazim dhe një humbje secila në katër ndeshje.

Sipas rregullores së UEFA-s, një klub duhet t’i zhvillojë të gjitha ndeshjet e tij në një kompeticion në të njëjtin stadium. Megjithatë, UEFA mund të japë leje për përjashtime të tilla nëse aprovohen paraprakisht.

Barcelona nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje në stadiumin “Camp Nou” që prej 28 majit 2023, për shkak të punimeve të rikonstruksionit. Që atëherë, klubi ka përdorur stadiumin olimpik në kodrën Montjuic, me kapacitet rreth 55 mijë vende, rreth 20 minuta larg “Camp Nou”.

UEFA ka miratuar kërkesën e Barcelonës për të vazhduar ndeshjet e shtëpisë në këtë stadium provizor.

Rekonstruksioni i “Camp Nou” ka një kosto prej rreth 1.1 miliardë eurosh dhe do ta rrisë kapacitetin në 105 mijë vende, duke e bërë atë stadiumin më të madh në Evropë.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *