Van Dijk: Liverpooli zhgënjeu trajnerin dhe vetveten pas humbjes 3:0

Kapiteni i Liverpoolit, Virgil van Dijk, pranoi se ai dhe bashkëlojtarët zhgënjyen trajnerin Arne Slot dhe vetveten për shkak të paraqitjeve të dobëta këtë sezon.

Liverpooli humbi 3:0 nga Nottingham Forest në Anfield. Kjo ishte disfata e gjashtë në shtatë ndeshjet e fundit, duke e çuar skuadrën në vendin e 11-të në tabelë.

Van Dijk tha se ekipi po kalon një fazë të vështirë dhe po pëson gola shumë lehtë: “Po pësojmë shumë gola të lehtë. Situata është shumë e rëndë për momentin dhe do të na duhet shumë punë për ta kapërcyer këtë krizë.”

Ai shtoi se kthimi te rezultatet pozitive është i mundshëm, por kërkon përgjegjësi nga të gjithë: “Ky është problemi: të gjithë në ekip duhet të marrin përgjegjësi. Futbolli është një sport ekipor dhe secili duhet ta marrë seriozisht këtë moment. Duhet të punojmë më shumë dhe të ecim përpara.”

Telegrafi

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *