Vdes shtetasi i Kosovës Selim Voca në aksident me tren në Aleksinac; MPJD koordinon kthimin e trupit

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) njofton se ka pranuar raportime zyrtare për vdekjen e shtetasit të Kosovës, Selim Voca, i cili dyshohet se ka humbur jetën pas një aksidenti me tren në Aleksinac të Serbisë.

Voca ishte raportuar i zhdukur më 19 nëntor 2025 nga bashkëshortja e tij në stacionin policor në Mitrovicën e Jugut.

Sipas informatave zyrtare, trupi i pajetë i tij ndodhet aktualisht në Spitalin e Nishit.

MPJD njofton se është vënë në koordinim me institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës për të mundësuar kthimin sa më të shpejtë të trupit në Kosovë. Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi qëndron në kontakt të vazhdueshëm me familjen e viktimës dhe me autoritetet serbe për të ofruar asistencën e nevojshme dhe për të lehtësuar procedurat.

Ministria thekson se institucionet përkatëse të Kosovës do të ndërmarrin veprimet e duhura për trajtimin e rastit me seriozitet dhe urgjencë.

Burimi: Telegrafi

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *