Benita u kritikua pasi i tha Elijonës: ‘S’e ka mamin këtu, s’ka argumente’, një koment që u konsiderua i rëndë, duke pasur parasysh se Elijona kishte treguar më parë se kishte humbur nënën dhe motrën në një aksident para se të hynte në Big Brother.
Pas deklaratës, publiku reagoi menjëherë kundër Benitës dhe komentet negative vërshuan në rrjetet sociale, me shumë ndjekës që shprehën indinjatën dhe kërkuan masa ndaj saj.
Vëllai i Benitës u shpreh në një video-call në një emision, duke thënë se Benita nuk ishte në dijeni të rastit: ‘Benita as nuk ka qenë në dijeni për rastin. Dje edhe unë hyra dhe hulumtova, e pashë intervistën që e kishte bërë Elijona, ku kishte treguar për familjen e saj.’ Ai shtoi: ‘Unë personalisht jam i prekur shumë dhe i kërkoj falje familjes së Elijonës, nëse është prekur aq shumë.’
Në të njëjtën bisedë, vëllai deklaroi se Elijona kishte bërë disa veprime ndaj Benitës, duke thënë se i kishte drejtuar asaj fjalë ofenduese: ‘i ka thënë ‘je femër e fëlliqur’, e ka prekur në moral, e ka shtrembëruar tërë kohës.’ Ai po ashtu tha se Elijona e njihte Benitën më herët dhe sipas tij e kishte ngacmuar dhe injoruar, ndërsa Benita kishte tentuar që nga fillimi të krijonte marrëdhënie të mira.
Ngjarja mori shumë komente nga fansat e spektaklit. /Telegrafi/