Klubi i Vëllaznimit nga Gjakova ka shkarkuar trajnerin Xhengis Rexhepi pas humbjes së fundit ndaj Vushtrrisë në kuadër të Ligës së Parë të Kosovës.
Vendimi është bërë publik përmes një njoftimi zyrtar nga klubi, ku konfirmohet ndërprerja e bashkëpunimit me trajnerin Rexhepi.
“Ju njoftojmë se Kryesia e klubit ka vendosur që të ndërpresë bashkëpunimin me kryetrajnerin Xhengis Rexhepi. E falënderojmë për kontributin e dhënë dhe i urojmë suksese në karrierën e tij,” thuhet në njoftimin e klubit.
Pas 17 javëve të zhvilluara në Ligën e Parë, Vëllaznimi renditet në vendin e katërt me 33 pikë, katër më pak se lideri aktual, Vushtrria.
Klubi ka bërë të ditur se për lëvizjet e ardhshme në stafin teknik do të informojë në kohën e duhur.