Vesa Vllasaliu dhe Mirlind Daku presin fëmijën e parë, konfirmohet se bëhet fëmijë vajzë

Vesa Vllasaliu dhe futbollisti Mirlind Daku pritet së shpejti të bëhen prindër për herë të parë. Pas lajmit që qarkulloi për shtatzëninë e Vesës, është konfirmuar edhe gjinia e foshnjës.

Çifti, i njohur për ruajtjen e privatësisë, organizoi një “gender reveal” të thjeshtë dhe intim, ku morën pjesë vetëm familjarët dhe miqtë e afërt.

Ndonëse ata nuk ndanë pamje nga momenti, burime të sigurta për Prive konfirmuan se Vesa dhe Mirlind Daku janë në pritje të një vajze.

Lajmi ka gëzuar fansat e çiftit, të cilët prej kohësh kanë vërejtur lidhjen e tyre të qëndrueshme dhe harmonike. Me këtë konfirmim, pritja e Vesës bëhet edhe më e veçantë, ndërsa dyshja po përgatiten të mirëpresin anëtaren më të re të familjes. Telegrafi

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *