Një video që po qarkullon në rrjetet sociale ka ndezur diskutime rreth raportit mes Edit dhe Dolces në Big Brother VIP Kosova.
Në pamje, dy banorët duken tepër të afërt: Edi pozicionohet sipër Dolces dhe ajo e ledhaton në mënyrë të butë. Më pas Edi afron kokën drejt saj dhe momenti duket se përfundon me një puthje. Nëse ky moment konfirmohet nga produksioni, do të ishte puthja e parë e këtij edicioni.
Së fundmi, dyshja janë shfaqur më shpesh të afërt dhe kalojnë shumë kohë së bashku, çka ka bërë që publiku të dyshojë për një lidhje që po lind brenda shtëpisë.
Ky moment po komentohet gjerësisht në rrjet, ndërsa pritet të shihet nëse produksioni do ta transmetojë edhe në Prime-in e radhës.
Burimi: Telegrafi/TikTok