Video tregon Sean ‘Diddy’ Combs duke punuar në bibliotekën e burgut Fort Dix

Një video e publikuar nga burgu Fort Dix në New Jersey dhe shpërndarë nga TMZ tregon reperin Sean Combs, i njohur si Diddy, duke kaluar një ditë pune në bibliotekën e burgut. Në pamje ai shfaqet me uniformë të burgut, duke biseduar me të burgosur të tjerë dhe kryer detyra të përditshme; nga pamjet, atmosfera duket e qetë.

Combs u arrestua në shtator 2024 dhe u akuzua për shantazh, trafikim të qenieve njerëzore me qëllim shfrytëzimi dhe krime që lidhen me prostitucionin.

Gjyqi i tij nisi në maj 2025. Në korrik ai u shpall fajtor për transportimin e njerëzve me qëllim prostitucioni, ndërsa u lirua nga akuzat më të rënda.

Në tetor, ai u dënua me katër vjet e dy muaj burg, me një gjobë prej 500,000 dollarësh dhe me detyrimin për të marrë pjesë në programe të shëndetit mendor dhe trajtime për varësinë.

Sipas raportimeve të mediave, dënimi i tij u zgjat më vonë me një muaj për shkelje të dyshuara të rregullave të burgut, përfshirë konsumimin e një lënde alkoolike të përgatitur në mënyrë të thjeshtë, nga sheqeri i fermentuar, Fanta dhe mollët.

Po ashtu ai dyshohet se zhvilloi një bisedë telefonike me tre persona katër ditë para transferimit të tij në një burg në New Jersey.

Burimi: TMZ / Telegrafi

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *