Një video qesharake nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova është bërë virale në rrjetet sociale. Ajo përfshin edhe një tjetër moment flirtues mes Bias dhe Toney, të cilët kohët e fundit janë komentuar shpesh për afërsinë e tyre.
Pas skenave të njëpasnjëshme ku dyshja ka flirtuar hapur — madje edhe kur Toney shihej duke e ndjekur me sy Bias teksa lahej në vaskë — në një video të re ai i drejtohet asaj duke i thënë “Amore”.
Reagimi i Bias ishte i menjëhershëm. E habitur dhe me humor, ajo hap këmbët dhe vendos duart ndërmjet tyre, gjest që nxiti të qeshura dhe shumë reagime në rrjet.
Komentuesit kanë ironizuar situatën dhe kanë ofruar dhjetëra interpretime të ndryshme për atë që ndodhi, duke e kthyer videon në një nga momentet më të diskutuara të ditës lidhur me BBVK.
Dinamika mes Bias dhe Toney vazhdon të jetë një nga temat më të përfolura brenda dhe jashtë shtëpisë, ndërsa publiku pret të shohë zhvillimet e mëtejshme mes tyre.
/Telegrafi/