Një video e shkëputur nga nata e parë e Big Brother VIP Kosova 4 është bërë virale në rrjetet sociale, duke shkaktuar debat dhe kuriozitet te publiku.
Pamjet, të cilat po qarkullojnë gjerësisht, tregojnë Edi në kuzhinën e jashtme teksa merr një qese të vogël, në dukje me diçka të bardhë brenda, dhe e fut fshehurazi në xhep. Në të njëjtin moment, banorja Dolce i drejtohet produksionit me pyetjen ‘Kështu mundem?’ dhe menjëherë pas kësaj ulet poshtë banakut, duke qëndruar e fshehur për disa sekonda.
Këto pamje janë shpërndarë shpejt në TikTok, Instagram dhe X, ku përdoruesit kanë komentuar dhe diskutuar për atë që shihet në video.
Deri më tani, produksioni nuk ka dhënë ndonjë sqarim lidhur me këtë moment, ndërsa debati në publik vazhdon.
Burimi: Telegrafi.