Vinicius Junior i thotë Florentino Perez se nuk do të rinovojë nën drejtimin e Xabi Alonso

E ardhmja e Vinicius Junior te Real Madrid ka hyrë në një fazë të komplikuar pas raportimeve për përkeqësim të marrëdhënies me trajnerin Xabi Alonso.

Sipas Mario Cortegana nga The Athletic, marrëdhënia mes sulmuesit brazilian dhe trajnerit të ri të Real Madridit është përkeqësuar ndjeshëm gjatë javëve të fundit.

Raportohet se Vinicius zhvilloi muajin e kaluar një takim privat me presidentin e klubit, Florentino Perez, ku i bëri të ditur se nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën e tij nëse Alonso vazhdon të udhëheqë skuadrën. Sipas burimeve, Vinicius i tha Perezit se, në kushtet aktuale, një rinovim ‘nuk do të ishte gjëja më e mirë për karrierën e tij’.

Kontrata e brazilianit skadon në korrik 2027, çka do të thotë se klubi do të ketë vetëm merkaton e verës së ardhshme për të vendosur nëse do ta shesë lojtarin ose do të rrezikojë ta humbasë si lojtar të lirë në të ardhmen.

Real Madrid nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar. Sipas të njëjtave burime, drejtuesit e klubit do ta vlerësojnë situatën në fund të sezonit, së bashku me të ardhmen e Rodrygo.

/Telegrafi/

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *