Vjedhje e kasafortës në një lokal në Fushë Kosovë

Të dielën rreth orës 02:50 në Fushë Kosovë është raportuar një vjedhje në një lokal.

Sipas Policisë, persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në lokalin e një shtetasi kosovar dhe kanë marrë kasafortën ku ndodheshin para.

Rasti është njoftuar te prokurori, ndërsa autoritetet po hetojnë për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve. /Telegrafi/

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *