Vjedhje në Carrabreg të Deçanit, rrëmbehet kasaforta me para dhe stoli ari

Një vjedhje e rëndë ndodhi në fshatin Carrabreg të Deçanit të mërkurën, rreth orës 15:00-18:00. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një ankues mashkull kosovar njoftoi se persona të panjohur depërtuan në shtëpinë e tij përmes një dritareje dhe morën një kasafortë. Në kasafortë ndodheshin një shumë e madhe parash dhe stoli ari. Rasti është në hetime. Burimi: Telegrafi.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *